Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 15 prill do t’i marrin pagat me rritje kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj korporate për Telegrafin. Rritjen e pagave në mënyrë lineare prej 100 euro e kishte premtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, disa herë gjatë vizitave në KEK.
Premtimi i Bordit të KEK-ut për rritjen e pagave në shumë prej 100 eurove ka bërë që sindikata e punëtorëve të ndal protesta dhe grevat.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli ka konfirmuar për Telegrafin se pagat e punëtorëve të kësaj korporate do të rriten.
Ai ka treguar se KEK-u është në përfundim të përgatitjes për zbatimin e rritjes së pagave.
“Ashtu siç ishte paralajmëruar kohë më parë, Bordi i drejtorëve ka vendosur për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut dhe përgatitjet për zbatimin e këtij vendimi janë në përfundim e sipër. Për informimin tuaj, KEK është në pritje të Raportit të Auditorit të pavarur për pasqyrat financiare 2017 në ditët në vijim”, tha Bucolli.
Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR KEK), Rafet Osmani ka thënë për Telegrafin se kanë marr konfirmim nga Bordi i KEK-ut për rritjen e pagave për të gjithë punëtoret e kësaj korporate.
Sipas tij, për këtë e kanë ndalë grevën e paralajmëruar më parë.
“Në kemi marrë konfirmim për ngritjen e pagave pas protestës me gjithë punëtorët e KEK-ut dhe gjithashtu na është dërguar edhe vendimi i bordit për ngritjen e pagave kjo ka qenë edhe arsyeja që ne kemi ndal grevën e paralajmëruar dhe na mbetet ta presim pagën e marsit që merret në mes të muajit prill”, tha Osmani, shkruan Telegrafi.
Punëtorët e KEK-ut janë të kënaqur me rritjen e pagave, e cila do të jetë në shumë prej 100 eurosh.
“Jemi marrë vesh se ngritja e pagave do të ndodhë për të gjithë punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100 euro. Si sindikatë jemi të kënaqur bazuar në situatën aktuale në kompani pasi që kemi pasur edhe shpronësimet e zonës 52 hektarësh në Hade dhe Shipitull dhe kjo i ka kushtuar KEK-ut afër 30 milionë euro, gjithashtu kërkesa jonë ka qënë për ngritjen e pagave nga 100 euro në mënyrë lineare”, ka thënë për Telegrafin kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut (SR KEK), Rafet Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës