Punëtorët e KEDS-it sot do të protestojnë për shkak të kushteve shumë të vështira të punës dhe gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen.
Kështu deklaruan zyrtarë të Federatës së Sindikatave të Pavarura “ELEKTROKOSOVA” në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku folën për veprimet e gabuara të menaxhmentit të KEDS-it.
Kryetari i FSPE-së, Hysni Gashi, tha se trajtimi i keq i punëtorëve në KEDS që ka filluar me privatizim ka kaluar çdo kufi.
“Cilësia e shërbimeve për konsumatorët nuk është rritur fare. Në vendimet që janë marrë për privatizim, e shihni si thotë se punëtorët do të trajtohen sikur në KEK e edhe më mirë. Në fillim ishte ashtu me kontrata 3 vjeçare. Por më pas ndryshuan gjërat dhe filloi keqtrajtimi i punëtorëve. Një numër i tyre shkuan e i morrën disa paga e shkuan nga puna. Pastaj u bë lista në pritje dhe u krijua një departament ku i kanë gjujtë njerëzit pa kurrfarë kriteri”, tha ai, përcjell KP.
Ai bëri të ditur se kohën e fundit KEDS po punëson njerëz pa kritere dhe në bazë të interesave politike, me ç’rast përmendi punësimin e vajzës së kryeprokurorit të Pejës, dhe raste të tjera të ngjashme.
Ndërsa nënkryetari i FSPE, Fehmi Pajaziti, tha se 2,720 punëtorë kanë qenë në KEDS para privatizimit, ndërsa tash janë 2,200, derisa tha se janë punësuar edhe gjenerata të reja.
“Nuk jemi kundër punësimit , por të punosh me pagë minimale prej 170 euro, kjo nuk është aspak në rregull. Qeveria duhet të bëjë kujdes gjatë mbikëqyrjes së kësaj kompanie”, theksoi ai.
Zyrtarë të FSPE-së bënë të ditur po ashtu se moszbatimi i kontratës kolektive nga KEDS-i, pati për pasojë largimin e 74 punëtorëve nga puna. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës