LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Ferronikelit hyjnë në grevë

Punëtorët e Ferronikelit hyjnë në grevë

Punëtorët e Fabrikës së Ferronikelit kanë mbajtur grevë, për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje të pagës, gjersa kanë paralajmëruar se do të protestojnë në vazhdimësi deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Qindra punëtorë të fabrikës së Ferronikelit në Drenas, kanë bojkotuar punën. Ata dolën për të protestuar, duke kërkuar kushte më të mira të punës e rritje të pagës.

Enver Hyka i cili ka 40 vite që punon në këtë fabrikë, thotë se pagat janë minimale në këtë industri të rëndë.


“Paga jonë është krahasuar me pagën minimale në Kosovë. Kjo është një industri e rëndë. Është shumë kancerogjene. Ka gazra e pluhura, e ne jemi të dëmtuar edhe në shëndet”, shprehet për RTV Dukagjinin, Enver Hyka.

Mbështetje për punëtorët dha edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Kosovës, Avni Ajdin. Ky i fundit thotë se kërkesat e tyre janë legjitime, teksa ka paralajmëruar protesta në vazhdimësi.

“Punëtorëve po u bëhet e padrejta nga menaxherët. Edhe pse ne tentuam të hyjmë brenda për një dialog me kërkesat e punëtorëve. Menaxheri nuk na pranoj. Ne jemi këmbëngulës në kërkesat tona”, deklaroi Avni Ajdini, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, anëtari i këshillit të grevistëve, Dan Morina, ka thënë se shkalla e rrezikshmërisë është shumë e lartë dhe se kërkojmë paga dinjitoze.

“Kemi kërkuar një pagë dinjitoze pasi këto përdoret teknologjia e rëndë. Këtu shkrihet një metal deri në 1700 gradë celsius. Më të vërtet shkalla e rrezikshmërisë është shumë e lartë. Prandaj në po kërkojmë një pagë minimale dinjitoze”, deklaroi Dan Morina.

Protesta e punëtorëve ka zgjatur për një orë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori