Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatat e Përgjithshme të RKS në Munih, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf dhe Hamburg- njofton të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani, për kushtet, pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të ri “mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”
Procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
Në këtë njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave të shtetasve nga Kosova për viza punësimi në Gjermani.
Më poshtë gjeni informacionet e ambasadës Gjermane në Prishtinë:
Ligji i ri krijon mundësi të reja për punëmarrësit/et nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së që kanë një kualifikim të njohur në Gjermani dhe të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?
Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë më lehtë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë.
Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë/universitare vazhdojnë të mbeten të vlefshme.
Gjithsesi për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.
Për punëkërkuesit me kualifikim të pamjaftueshëm, ose kualifikim profesional që nuk njihet në Gjermani, vlejnë edhe më tej rregullat e deritanishme.
Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?
Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional që njihet në Gjermani.
Punësimi është i mundur vetëm në atë profesion për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar dhe njihet, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe dy-tre-vjeçare të arsimit profesional.
Ç’duhet të bëj që të mund të marr një vizë për nisje të punësimit si punonjës i kualifikuar në Gjermani?
Së pari duhet të njihet kualifikimi dhe më pastaj të parashtrohet kërkesa për vizë.
E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedurës së njohjes së diplomës i gjeni KËTU
Punëkërkuesit e kualifikuar duhet të fillojnë këtë procedurë me kohë. Këtë mund ta bëjnë edhe para hyrjes në fuqi të rregullave të reja, në mars të vitit 2020.
Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të shkoni në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar.
Nëse keni një diplomë të kualifikimit profesional së paku dy-vjeçare, apo diplomë universitare të lëshuar nga një shkolle/universitet gjerman, atëherë nuk është e nevojshme nisja e procedurës për njohjen e diplomës.
Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?
Parashtrimi i kërkesës për vizë është i mundur pas datës 1 mars 2020.
Terminet mund të caktohen vetëm në qoftë se e keni në dorë njohjen e diplomës mbi kualifikimin profesional, gjegjësisht diplomës universitare. Në këtë rast, luteni të caktoni një termin nëpërmjet sistemit të caktimit të termineve të Ambasadës në kategorinë„Viza të tjera nacionale“ (www.pristina.diplo.de/termin).
Ambasada i aktualizon rregullisht informatat në faqen e saj të internetit dhe me kohë do të publikojë informata të tjera lidhur me procedurat e vizave.
Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj, ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova