Punësimi partiak në sektorin publik në Kosovë, po e minon reformën në administratën publike, e cila është qenësore për avancimin e Kosovës në procesin integrues evropian, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Ndikimi politik në procesin e punësimit të zyrtarëve të lartë në administratë, është ngritur si një nga vërejtjet edhe nga Komisioni Evropiane në paketën vjetore të zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, INDEP në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se politizimi ka prekur tërë administratën publike në Kosovë dhe gjithë reforma, sipas tij, është peng i atyre njerëzve.
Depolitizimi i administratës publike, shton Abazi, nuk ka të bëjë vetëm me përmbushje të një standardi, por edhe me krijimin e një administrate, e cila do të jetë efektive dhe funksionale gjatë kryerjes së shërbimeve për qytetarët.
“Sa më e politizuar të jetë administrata publike, aq më të dobëta do të jenë shërbimet dhe në fund të ditës, ne, si qytetarë, po i vuajmë pasojat, pasi që nuk po marrim shërbimet kualitative, për të cilat paguajmë. Politizimi ka prekur tërë administratën publike në Kosovë dhe gjithë reforma është peng i këtyre njerëzve, të cilët edhe nuk punojnë si duhet, por edhe e kanë ngarkuar administratën publike”, thotë Abazi.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP) në vazhdimësi në raportet e publikuara ka theksuar se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake, janë faktorë që ndikojnë shumë për të siguruar një vend pune në sektorin publik në Kosovë.
Sipas një raporti të UNDP-së 78 për qind e të anketuarve besojnë se lidhjet familjare, ryshfeti dhe lidhjet partiake dhe faktorët tjerë jomeritorë, janë më të dobishme për sigurimin e një vendi pune. Kurse vetëm 22 për qind besojnë se arsimi, përvoja dhe aftësimi profesional janë kritere kryesore për punësim në sektorin publik.
Visar Rushiti nga “Demokracia Plus”, thekson se emërimi i personave në pozita të larta udhëheqëse dhe pa meritë është një nga problemet më të mëdha që po pengon reformën e administratës publike.
“Probleme në reformën e administratës publike janë edhe emërimet pa meritë dhe kjo çështje është evidentuar edhe në Raportin e progresit. Besoj që kemi pasur raste të ndryshme që ne i kemi parë dhe edhe vetë Raporti i progresit është i bazuar në ato raste. Një nga rastet është i drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”.
“Por, jo vetëm në pozita të nivelit të lartë drejtues, mirëpo edhe në pozita tjera në shërbimin civil, kategori tjera profesionale, qoftë në nivelet jo të larta drejtuese, fenomeni i emërimeve dhe rekrutimit të personave pa meritë dhe pa konkurs publik, është bërë dukuri e zakonshme në Kosovë.
Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe patën reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret.
Dardan Abazi, hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore, thotë se Kosovës i duhet një fuqizim ligjor dhe masa ndëshkuese të drejtpërdrejta për të gjithë ata që bëjnë shkeljen e ligjit dhe favorizojnë punësimin në institucione publike të anëtarëve politikë në vend të profesionistëve.
“Na duhet një prokurori, e cila do të punojë në mënyrë të pavarur dhe t’i hetojë të gjitha këto raste, pasi që kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje të ligjit, por edhe me shkelje të Kushtetutës së vendit, sepse ne jemi një shoqëri demokratike, e cila duhet të respektojë parimin e barazisë para ligjit, por kjo gjë nuk po bëhet. Qytetarët nuk Kosovë nuk po trajtohen të gjithë barabartë”, thotë Abazi.
Ndryshe, vendet më të preferuara për punësim në Kosovë vazhdojnë të mbesin bordet e ndërmarrjeve publike, për shkak të vlerës së lartë të pagave dhe përfitimeve të tjera.
Në çdo konkurs, numri i aplikuesve është shumë i madh, por në shumicën e rasteve, sipas shoqërisë civile, nuk është marrë për bazë kriteri profesional, por përkatësia partiake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame