Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës- Kontrolli Ajror “Adem Jashari” ka bërë një mal shkeljesh në lidhje me punësimet që janë bërë në këtë institucion publik.
Inspektorati i Punës përmes një raporti të cilin e posedon ORAinfo, ka konstatuar se në ANP-Kontrolli Ajror janë bërë shumë shkelje me rastin e konkurseve për punësime në këtë institucion.
Fillimisht ky institucion publik ka shpallur konkurs për vendet e punës të cilat nuk janë të lira dhe që kjo është konstatuar të jetë bërë në kundërshtim me ligjin.
Raporti sqaron se në vendet e shpallura në konkurset e brendshme të datës 12.11.2015- 20.11.2015 dhe 23.11.2015 janë për pozitat që janë me punëtorë që disa prej tyre kanë kontratë valide deri në vitin 2018, ndërkaq disa të tjera kontrata me afat të papërcaktuar.
“Institucioni përgjegjës ka bërë shpalljen e konkursit të brendshëm në kundërshtim me dispozitat e nenit 1 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) nr.05/2014 për Ndryshimet dhe Plotësimet e Udhëzimit Administrativ nr.14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik. Dispozitat e lartcekura i jep mundësi që Institucioni përgjegjës të shpall konkurs të brendshëm vetëm për vendet e lira të punës që në rastin konkret nuk qëndron”, thuhet në raportin e inspektoratit një kopje të secilit posedon ORAinfo.
Me tej raporti sqaron se ANP nuk ka zbatuar dispozitat e nenit 6 paragrafi 1 e cila përcakton se konkursi duhet të jetë i shpallur 15 ditë.
Shkeljet në këtë institucion nuk përfundojnë me kaq.
Shkelje ka pasur edhe në konkursin tjetër për punësimin e dy parashikuesve të Meteorologjisë Aeromautike.
Për këtë konkurs Kyreshefi Ekzekutiv i ANP-së, kishte komisionin intervistues prej 5 anëtarëve.
Anëtarët e komisionit intervistues ishin emëruar me datën 6.11.2015, dhe në të njëjtën ditë i njëjti komision njofton Kryeshefin e këtij institucioni me vlerësimin e aplikacioneve të kandidatëve.
“Si është e mundur që komisioni i emëruar me Vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv nr.0956 të datës 06.11.2015 në po të njëjtën ditë me shkresë nr.0288/15 të datës 06.11.2015 ta njoftoj Kryeshefin Ekzekutiv për vlerësimin e aplikacioneve të aplikuesve dhe të vlerësoj se cilët kandidat janë më të merituar për tu ftuar si kandidatë.
Komisioni duhet të zbatoj procedurat parapara me dispozitat e nenit 5 të Udhëzimit Administrativ nr.14/2011 për Rregullimin e Procedurave për themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik.
Ta bëjë testimin me shkrim të kandidatëve. Testi duhet të jetë në përputhje me nenin 5 paragrafi 4,5,5,7 dhe 8 të Udhëzimit të cekur më lartë”, thuhet në raport.
Inspektorati përmes raportit ka kërkuar nga ANP që të shfuqizoj vendimin e datës 20.11.2015 për emërimin e komisionit intervistues lidhur me konkursin e brendshëm të shpallur me 12.11.2015 sepse është në kundërshtim me dispozitat e nenit 4 të Udhëzimit Administrativ me numër 14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik i cili shprehimisht përcakton se komisioni duhet të jetë i përbërë nga pesë anëtarë, e jo nga tri anëtarë si në vendim.
Inspektorati po ashtu ka kërkuar që të anulohen edhe konkurset e brendshme të datës 12.11.2015, 20.11,2015 dhe 23.11.2015 ngase janë shpallur në kundërshtim me dispozitat e nenit 1 të Udhëzimit Administrativ (MPMS).
Raporti sqaron se dispozitat e lartcekura i jep mundësi institucionit përgjegjës të shpall konkurs të brendshëm vetëm për vendet e lira të punës. /ORAinfo/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij