Në shenjë të nderimit të njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar dhe me famë ndërkombëtare, Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare “Ismail Kadare”.
Posta e Kosovës ndihet krenare, sepse fondi i pullave postare është pasuruar edhe me imazhin dhe emrin e shkrimtarit tonë të madh.
Duke marrë parasysh se një prej qëllimeve kryesore të Filatelisë së Postës së Kosovës është promovimi i vlerave kombëtare, ne ndihemi të nderuar që përmes kësaj pulle postare shprehim respekt dhe mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e Kadaresë për çështjen e Kosovës.
Për dekada të tëra, Kadare përmes veprave të tij, intervistave dhe formave të tjera ishte në vazhdimësi bashkudhëtar me popullin e Kosovës në rrugën e gjatë e të mundimshme drejt lirisë dhe pavarësisë.
Si një prej personaliteteve shqiptare më të respektuara në qarqet ndërkombëtare, Kadare ishte gjithnjë pranë kauzës së drejtë të popullit të Kosovës. Ai bashkëjetoi me vuajtjet dhe përpjekjet tona.
Ai ishte me ne edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës çlirimtare, edhe gjatë procesit të bisedimeve për pavarësi duke ngritur zërin në qendrat më të fuqishme perëndimore.
Kjo pullë postare emetohet në 80 vjetorin e lindjes së tij, në vitin që është shpallur si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”.
Veprat e tij sot gjinden kudo, në të katër anët e botës, të përkthyera në dhjetëra gjuhë të ndryshme. Edhe kjo pullë postare që nga sot do të udhëtojë me emrin dhe imazhin e tij kudo në botë.
Filatelia e Postës së Kosovës do të emetojë edhe në të ardhmen pulla postare për të nderuar personalitete të shquara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës