Christian Pulisic e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri.

Sulmuesi amerikan shënoi gol në xhiron e parë të Ligës Premier, ku Chelsea triumfoi 3-0 ndaj Crystal Palace.


Por ai është ndaluar pa dëshirën e tij për të luajtur në sfidën e dytë ndaj Arsenalit.

Anësori këmbëshpejtë ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kësisoj është izoluar totalisht nga pjesa tjetër e skuadrës.

gettyimages 1334115965

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në konferencën për shtyp para sfidës me rivalin lokal.

"Pulisic nuk do të jetë. Ai pati rezultoi pozitiv dhe duhet të ndjekë protokollet. Ai nuk është në stërvitje me pjesën tjetër dhe nuk do të jetë ndaj Arsenalit", tha Tuchel.

Edhe vet sulmuesi amerikan reagoi pasi rezultoi pozitiv, duke thënë se ishte vaksinuar dhe se nuk ka simptoma.

pulisic mount chelsea

"Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me COVID-19 në fillim të kësaj jave. Fatmirësisht jam vaksinuar plotësisht dhe nuk kam simptoma deri më tani", ka shkruar Pulisic. /Telegrafi/

telegrafi sport app