Këngëtari i mirënjohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri - Labi, prej shumë vitesh është pjesë e estradës shqiptare.

Krahas kontributit në muzikë, ai i ka shërbyer popullit mjaft shumë edhe sa i përket anës humane.


Dhe për gjithë këto vite, artisti shqiptar është nderuar me mirënjohje të shumta të cilat i ka ndarë së fundmi me ndjekësit në rrjete sociale.

1 16 Labi (Foto: Instagram)

Në disa postime të publikuara në InstaStory, 41-vjeçari ka prezantuar mirënjohjet që ka marrë ndër vite.

“Duke i rregulluar edhe disa mirënjohje, ato nga duart e shqiptarëve ku nga veprimtaria jonë u shpërblyem me to. Mirënjohja është virtyt njerëzor”.

“Faleminderit të gjithëve që keni vlerësuar shumë punë ku së bashku i kemi realizuar në të mirën e qytetarëve. Labi Kosovë e Shqipërisë. Natën e mirë”, ka shkruar ai.

Screenshot 8 24 Labi (Foto: Instagram)

Labi ndërkaq ditë më parë njoftoi se po rikthehet me koncert në diasporë pas afro dy vitesh.

Këtë kohë, me masat e reja në Kosovë janë ndaluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore. /Telegrafi/

Screenshot 10 18 Labi (Foto: Instagram)