Një grua habiti shumë përdorues të rrjeteve sociale, kur në internet publikoi një fotografi ku në kulluesen e vaskës vërejti një dritë të çuditshme dhe shumë të frikshme.
Gjithçka sipas saj ka ndodhur në vaskën e dhomës së tualetit, e kjo fotografi e postuar është shikuar nga mijëra njerëz vetëm brenda 24 orëve, transmeton Telegrafi.
“Jam në një hotel dhe kam vërejtur se nga kulluesja e vaskës dilte një dritë. Çfarë mund të jetë?”, ka pyetur kjo mysafire e hotelit.
Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku ka ndodhur dhe nga është autorja e fotografisë, përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të spekulojnë me teori të ndryshme.
Megjithatë një inxhinier ka shpjeguar se ngjitësi shndrit kur ka kontakt me ujin, dhe duket qartë se kulluesja është e lyer me ngjitës në të gjitha anët dhe pas kontaktit me ujin ka filluar të shndris. /Telegrafi/