Publikoi video me armë në Tik-Tok, shoqërohet në polici i mituri nga Vitia

Një i mitur nga Vitia ka publikuar një video me armë dhe me një shufër metali në rrjetin social Tik-Tok.
Lidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin.
"Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali", thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































