Rio Ferdinand u ka treguar fansave se si është të jesh pjesë e dhomës së zhveshjes te Manceshter Unitet, duke e publikuar një video ku flet trajneri legjendar Sir Alex Ferguson, në ndeshjen që do të zhvillohet për nderë të Michael Carrick në Old Trafford.

Ferguson shihet duke i motivuar lojtarët ku shumica nga ta tashmë janë të pensionuar.


Trajneri 75 vjeçar kujton ndeshjen e tij të fundit ku ishte mbyllur me rezultat 5-5 në sezonin 2012-13.

FERGI 2

“Loja ime e fundit ishte një barazim 5-5. Kur ishim 5-2 tash do t’i shënoni 10 gola .Rio doli nga loja... Lukaku u fut dhe shënoi het-trik”

“A ju ka shënuar ndonjë sulmues ndonjëherë het-trik më herët? I pyeti Ferguson mbrojtësit e tij. “Jo aktualisht jo, Ronaldo na ka shënuar, apo jo”?, pyet njëri.

FERGI 3

Gary Neville, Ryan Giggs, Paul Scholes, Wayne Rooney dhe Edein van der Sar do të luajnë në njërën anë, përballë Clarence Seedorf, John Terry dhe Jamie Carragher. /Telegrafi/

telegrafi sport app