LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e rrallë kur Vullnet Sefaja këndonte shqip dhe me veshje kombëtare në Serbi

Publikohet video e rrallë kur Vullnet Sefaja këndonte shqip dhe me veshje kombëtare në Serbi

Artisti Vullne Sefaja është një prej këngëtarëve më të veçantë të skenës, i cili edhe pse vazhdon të jetë larg muzikës, ende pëlqehet dhe kujtohet për hitet e tij të vjetra.

Në vazhdën e shumë imazheve dhe videove të së kaluarës që publikohen në rrjetet sociale, një gjë e tillë ka ndodhur edhe me artistin në fjalë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila tregon për kohën kur Sefaja ishte i vogël dhe këndonte në një nga festivalet e organizuara në Serbi.


Edhe pse ishte në territorin që kundërshton fuqishëm çdo hap para të shtetit kosovar, ai kishte kënduar shqip në atë kohë, gjersa interpretimin e kishte bërë i veshur me tesha kombëtare.

Ai ishte prezantuar nga një moderator serb në gjuhën serbe, teksa i rrethuar nga fëmijët e tjerë, ai këndon këngën e tij në gjuhën shqip.

Vullnet Sefaja (Foto: Vullnet Sefaja/Facebook)

Vullneti në një intervistë të dhënë për Telegrafin muajin e kaluar, ka thënë se dëshira për rikthimin e grupit Marigona ekziston, por që angazhimet e shumta në fusha tjerë nuk po japin kohën dhe hapësirën e duhur.

“Unë shpresoj që do të rikthehemi, sepse veç kemi filluar të bisedojmë rreth disa projekteve të cilat tash nuk kam mundësi të ju them se cilat janë, por shpresoj që me kohë do të njoftoheni”, ka thënë Vullnet Sefaja për Telegrafin.

Vullnet Sefaja me shumë “vullnet” për rikthimin e grupit Marigona në muzikë
Lexo po ashtu Vullnet Sefaja me shumë “vullnet” për rikthimin e grupit Marigona në muzikë

Përndryshe, projekti i fundit muzikor në të cilin ai mori pjesë, ishte kënga për Mitrovicën, e kënduar në bashkëpunim me kolegët e tij bashkë-vendas: Teuta Kurti, Gili, Enis Potoku dhe Linda Hakaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori