LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar Shqiptarët

Publikohet video e protestuesve në Shkup ku dëgjohen duke ofenduar Shqiptarët

Simpatizantët e opozitës maqedonase OBRM-PDUKM dhe partisë E Majta, tashmë pesë ditë radhazi protestojnë në qytetin e Shkupit, kundër propozimit francez.

Për pesë ditë protesta, janë raportuar me dhjetra raste të lëndimeve ndaj punonjësve të policisë të cilët u sulmuan nga protestuesit, shumë objekte u dëmtuan, duke lënë prapa vetës për cdo natë, vetëm fishekjarret e përdorur, shishet e qelqit dhe rrugë plot me mbeturina.

Mbrëmë protestuesit gjuajtën me gurë statujën e Skënderbeut në sheshin Skënderbeu në Shkup, duke dëmtuar kështu dhe bizneset përreth.


E, pikërisht nga ai shesh, sot është publikuar një video nga vetë protestuesit ku dëgjohen duke ofenduar shqiptarët me fyerje nga më të ndryshmet.

Në video dëgjohet qartë një gjuhë urrejtje ndaj Shqiptarëve.

Poashtu në video është fiksuar dhe momenti kur pronari i një hoteli aty pranë ka mbrotjtur pronën e tij nga sulmuesit, i cili më pas u arrestua nga policia e Maqedonisë.

Kujtojmë se protestat do të vijojnë edhe sonte.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në siç thotë ai ndryshimin e propozimin francez.


Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori