Site icon Telegrafi

Vaktia e Ramazanit 2024

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2024.

Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:16, ndërsa iftari në ora 17:45, transmeton Telegrafi.

Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.

Vaktia e Ramazanit 2024

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

Lexo po ashtu Dobitë shëndetësore të agjërimit, nutricionisti tregon tri gjëra të rëndësishme që i ndodhin organizmit

Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka dimension shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.

Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version