LAJMI I FUNDIT:

Publikohet traileri i klipit “Na” nga Adelina Berisha, këngëtarja vjen joshëse në projektin e ri (Video)

Publikohet traileri i klipit “Na” nga Adelina Berisha, këngëtarja vjen joshëse në projektin e ri  (Video)

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha është në përgatitje të projektit të saj më të ri muzikor.

“Na” mban titullin kënga më  e re e këngëtares, e cila do të publikohet shumë shpejt edhe me videoklip.

“Kam përgatitur këngën time më të re në studion e CricketBeats, tekstin e ka shkruar Elinel, ndërsa klipin jam duke e realizuar në Shqipëri me MAX Production”, u shpreh këngëtarja ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.


Adelina Berisha, një zeshkane joshëse (Foto)
Lexo po ashtu Adelina Berisha, një zeshkane joshëse (Foto)

Berisha ka publikuar së fundmi për fansat e saj edhe trailerin e klipit “Na”, i cili do të jetë mjaft i veçantë.

Edhe kësaj here këngëtarja do të shfaqet provokuese dhe joshëse me performancën e saj në klip. /Telegrafi/