Norma e ulët tatimore, mungesa e hapësirave - kryesisht për tregun e bagëtive, mungesa e zyrtarit për menaxhim të tregjeve dhe mungesa e strategjisë për mirëmbajtje të tregut janë disa nga problemet kryesore në tregjet komunale të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga raporti "Menaxhimi i tregjeve lokale në 16 komuna - Mundësitë për bashkëpunim ndërkomunal", i realizuar nga Instituti Riinvest, i cili u publikua sot.


Drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani tha se qëllimi kryesor i këtij raporti është që të shihet bashkëpunimi ndërkomunal në disa fusha.

Ai shtoi se ky raport nuk është përfundimtar, por është raport për të marrë rekomandime për raportin përfundimtar. /Telegrafi/