LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni: Ulje e vogël e rasteve të reja

Publikohet raporti javor për COVID-19 në Maqedoni: Ulje e vogël e rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti për Shëndet Publik sot e ka publikuar raportin javor për periudhën 13 deri 19 korrik 2020. Nga MSH thonë se raporti tregon ulje të numrit të rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa rritje të rasteve të vdekjeve, në lidhje me javën paraprake.

Në periudhën e cekur janë bërë gjithsej 8161 testime (1834 më pak se në periudhën 6 – 12 korrik) dhe janë regjistruar 1038 raste pozitive, që është për 35 më pak se java paraprake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të sëmurë të rinj janë regjistruar në 26 qytete, ndërsa përqindja më e madhe është në Shkup (39.9%) dhe në Shtip (14.4%). Në 17 qytete numri i rasteve të reja ka qenë nën 20.


Në këtë periudhë, vërehet një ndryshim në strukturën e moshës së të infektuarve rishtas në krahasim me javët e mëparshme, ku përqindja më e lartë janë personat midis 40-49 vjeç (21.1%), pastaj personave mbi 60 vjeç (20.6%), një numër më i madh i të infektuarve është regjistruar tek personat midis moshës 30-39 – (20.4%) dhe te personat e moshës 50-59 vjeç – (19,7%).

Numri më i ulët i të infektuar është tek fëmijët të moshës 0-9 vjet – (2.2%), dhe 10-19 vjet – (3.5%).

Prej rasteve që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, janë hospitalizuar 88 persona ose 9.5% e personave të rinj të infektuar, që paraqet ulje prej 2% në lidhje me javën paraprake./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori