Për herë të parë në Kosovë publikohet indeksi për barazi në punësim të komunitetit LGBTIQ, nga kompania e burimeve “The HeadHunter”.
Përmes këtij projekti kjo kompani ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së kompanive private kundër diskriminimit në vendin e punës për këtë komunitet.
Menaxheri i “The HeadHunter”, Dren Xhema tha se ky komunitet ka shumë probleme për punësim dhe se qëllimi i tyre është që këta persona të trajtohen të barabartë si gjithë të tjerët nëpër vendet e punës.
“Komuniteti LGBTI ka shume probleme për punësim. Ky projekt ka për qëllim vetëdijesimin e kompanive që ta trajtojnë këtë komunitet me të drejta të barabarta si gjithë të tjerët”, ka thënë Xhema.
Ai po ashtu tha se në këtë pyetësor kanë pranuar të përgjigjen vetëm kompanitë deri në 100 punëtorë, ndërsa ato më të mëdha nuk kanë pranuar të përgjigjen në këtë pyetësorë.
“Kompanitë e mëdha nuk kanë pasur dëshirë të jenë pjesë e projektit”, ka thënë Xheme, raporton Telegrafi.
“The HeadHunter” duke u bazuar në rezultatet e pyetësorit të cilat i ka bërë me disa kompani private do të ndajë disa çmime për ato kompani të cilat kanë marrë parasysh të drejtat e barabarta për punësim për komunitetin LGBTIQ.
Por asnjëra nga kompanitë nuk ka arritur të fitoj çmimin e parë dhe të dytë.
Megjithatë, sipas tij më 17 maj ku do të zhvillohet një Gala Event do të ndahen tri trofe kompanive më të mira në treg si dhe certifikatë-mirënjohjeje për katër kompani të tjera, të cilat mbështesin LGBTIQ.
Ndërsa, Rina Braimi nga Cel Kosovo tha se një numër shumë i vogël i kompanive kanë marr pjesë në këtë projekt dhe se është tregues i qartë se sa politika gjithëpërfshirëse për këtë komunitet kanë kompanitë në vend.
“Është shumë e rëndësishme që të kemi politika gjithëpërfshirëse nëpër kompani private. Sipas Kushtetutës duhet të kemi kujdes me këtë komunitete. Numri pjesëmarrës i kompanive tregon shumë se sa politika gjithëpërfshirëse kanë ato”, ka thënë Braimi.
Ndryshe, 65 kompani kanë marrë pjesë në këtë pyetësorin e projektit “Barazi në punësim për komunitetit LGBTIQ”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite