Ka tash e sa kohë që përflitet se këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka nisur një lidhje të re.

fatlumi duket të jetë biznesmeni i njohur turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.


Ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan video të dyshes, ku shiheshin duke u puthur e shoqëruar njëri-tjetrin nëpër festa.

Ndërsa tani, një tjetër imazh i përbashkët i çiftit është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një "selfie" që dyshja e kanë realizuar vet, ku shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

guizi

Genta ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private, ndërsa edhe tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me lidhjen e saj të re.

Ka tash e sa kohë që ajo udhëton shpesh drejt Turqisë - vend ky në të cilin është duke përvetësuar karrierën e saj atje, me një bashkëpunim që do ta sjellë së shpejti me një aktor turk. /Telegrafi/