Publikohet momenti kur Ronaldo goditi me top në kokë dhe rrezoi punëtoren e sigurimit të stadiumit

Cristiano Ronaldo pati një ‘ekses’ para ndeshjes së djeshme (e martë) të Manchester Unitedit ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.
Manchester Unitedi nuk e nisi mirë fushatën e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht 2-1 nga Young Boys në kuadër të Grupit F.
Djajtë e Kuq faktikisht e nisen mirë duke kaluar në epërsi me Ronaldon (13’), por Aaron Wan-Bissaka i la me një lojtar më pak nga minuta e 35-të dhe Unitedi pranoi dy gola në pjesën e dytë për ta humbur ndeshjen.
Përveç kësaj, Ronaldo e pati edhe një ‘ekses’ të vogël para ndeshjes, apo më saktë gjatë ngrohjes para fillimit të takimit.
Ronaldo goditi një top nga distanca, top i cili goditi në kokë një punëtore të sigurimit të stadiumit dhe e rrezoi në tokë.

Nga
Telegrafi
15/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































