Komisioni i formuar nga Komuna e Prizrenit për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2024/2025, pas shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve ka publikuar njoftimin përkatësisht listën propozuese të përfituesve.

"Të gjithë kandidatët, të cilët janë të hijezuar janë të propozuar për përfitimin e bursës komunale për vitin akademik 2024/2025", thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Aty sqarohet se studentët të cilët nuk janë në listën propozuese nuk e kanë plotësuar kriterin e notës mesatare 7.5 dhe nuk kanë aplikuar në drejtimet përkatëse sipas konkursit.

Të gjithë studentët, të cilët janë të pakënaqur me listën propozuese, sipas njoftimit, kanë të drejtë ankese në Drejtorinë Komunale të Arsimit deri me datën 25 prill 2025.

"Komisioni i ankesave për bursa në afatin ligjor do të publikojë listën përfundimtare të bursave", përfundon njoftimi, raporton Telegrafi.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj pas publikimit të këtij njoftimi ka vlerësuar se "mbështetja për studentët është investimi më i duhur për të ardhmen". /Telegrafi/