Publikohet lista e VV-së me emrat e kandidatëve për Asamble në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën me emrat e 38 kandidatëve për Asamble Komunale në komunën e Gjakovës.
Këtë listë e ka bërë publike, Driton Çaushi i cili është edhe kandidat për kryetar të Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes.
“Kjo është lista e kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Është një listë që përbashkon njerëzit me dije, vullnet e guxim. Është listë e qytetarëve të ndershëm e aktivë dhe e profesionistëve të zotë nga e gjithë Gjakova, që me punën e tyre do ta mundësojnë fitoren e VETËVENDOSJE!-s, e cila do ta jetësojë ndryshimin në komunën tonë”, ka shkruar Çaushi në Facebook.
Sipas tij kjo është listë e fitores.
Lista e plotë me emrat e kandidatëve:
1. Driton Çaushi – Ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë
2. Shpejtim Dylazeka - Kirurg
3. Janina Zherka - Udhëheqëse e grupit në kompaninë "IPKO"
4. Hajdar Hoxha - Auditor
5. Agon Batusha – Master në “Integrime Evropiane”
6. Lumturije Lyta - Kryeshefe e administratës në QKMF
7. Fitim Abrashi - Analist Kredie
8. Majlind Ferdulli - Mësimdhënës në shkollën “Emin Duraku”
9. Mimoza Shala - Ekonomiste
10. Shpend Kumnova - Ekonomist
11. Blerina Zefaj - Ekonomiste
12. Ermal Kusari - Mjek veterinar
13. Kreshnik Alijaj - Ekonomist
14. Vjollca Roka - Juriste
15. Sali Golaj - Agronom
16. Hekuran Soba - Inxhinier i matematikës
17. Elinda Rexha - Pruthi - Edukatore
18. Bledor Hoxhaj - Ekonomist
19. Hekuran Zhubi - Kirurg
20. Besiana Zeka - Inxhiniere, ëebdeveloper
21. Mifail Berisha - Mësimdhënës
22. Ardijan Hasani - Student i nivelit Master në Marketing
23. Blerta Spahija - Arkitekte
24. Ngadhnjim Haxhosaj - Gazetar
25. Blerim Rexha - Inxhinier i ndërtimtarisë
26. Elena Spahija - Bachelor në “Kimi – Biologji”
27. Bajram Selimaj - Mësimdhënës i teknologjisë
28. Agim Buza – Bachelor në "Administratë Publike"
29. Klodina Kryeziu - Profesoreshë në shkollën “Prenk Jakova”
30. Lisjan Perolli - Bachelor në "Gjuhë dhe Letërsi Angleze"
31. Granit Bordoniqi - Kontabilist
32. Lirika Komoni - Sociologe
33. Mustafa Domi - Mësimdhënës i edukatës fizike
34. Jakup Isufi - Teknolog
35. Berlinda Kqira - Ekonomiste
36. Ilir Hereqi – Master në "Diplomaci"
37. Diellza Bezera - Juriste
38. Driton Dujaka - Teknik i dhëmbëve. /Telegrafi/





















































