LAJMI I FUNDIT:

Publikohet audio incizimi, Vuçiq ‘këshillon’ gazetaren serbe: Më bëj këtë pyetje për Maqedoninë e Veriut

Publikohet audio incizimi, Vuçiq ‘këshillon’ gazetaren serbe: Më bëj këtë pyetje për Maqedoninë e Veriut

Presidenti serb është raportuar gjerësisht se kontrollon mediat e vendit të tij dhe se për këtë është kritikuar shumë shpesh.

Së fundi, lëvizja “Kryengritja Ekologjike” ka publikuar një audio-incizim të vitit 2017, në të cilin Aleksandar Vuçiq dëgjohet qartë duke folur me gazetaren Branka Gjukiq, ish-drejtoreshë e agjencisë së lajmeve Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit serb.

Audio-incizimi është publikuar sot në kanalin YouTube, “Kryengritja Ekologjike”, dhe daton nga viti 2017, kur Vuçiq mori presidencën e Serbisë pas bashkëpartiakut, Tomislav Nikoliq.


Përkatësisht, në audio regjistrim lideri serb dëgjohet duke i thënë drejtpërdrejt gazetares që t’i bëjë një pyetje në të cilën do t’i kërkohet të komentojë situatën në Maqedoninë e Veriut dhe t’u dërgojë mesazh qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq përsërit vazhdimisht se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ajo t’ia bëjë atë pyetje.

Pasi Gjuriq i bëri një pyetje që i ishte diktuar nga Vuçiq, ky i fundit u përgjigj se “gjithmonë kam bërë gjëra në të mirë të mirëmbajtjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Shkupit, siç e dinë shumë mirë qytetarët e Maqedonisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori