Publikohen pamjet nga momenti i sulmit me hanxhar: Azilkërkuesi sirian vret gruan shtatzënë (Foto/Video)

Policia gjermane ka thënë se nuk ka ende dëshmi nëse sulmuesi me hanxhar - që vrau një qytetare dhe dy të tjerë plagosi në qytetin Reutlingen - ka lidhje me rrjetet terroriste.
Zëdhënësi Bjoern Reusch thotë se sipas një dëshmie, sulmuesi që ishte i njohur për ta, kishte një debat me një grua, në orën 16:30 sipas kohës lokale, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi u godit nga një BMW, me çka nuk pat më shumë viktima, por ende nuk dihet nëse shoferi e bëri këtë me qëllim.
Në atë pjesë të qytetit pat panik, sidomos kur dihen sulmet e së premtes në Munih.
Ndërkohë, janë publikuar videot të momentit të këtij sulmi ku mbeti e vrarë një femër që sipas të dhënave të fundit ishte shtatzënë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































