Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit prokurori është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.


“Betimi për Drejtësi”, ka publikuar momentin e arrestimit të prokurorit Shala në vendin e tij të punës

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim. /Telegrafi/