Senatori Mitt Romney nuk e dinte se sa afër iu afrua turmës së dhunshme që sulmoi Kapitolin e SHBA-së, më 6 janar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e sigurisë që nuk janë parë kurrë më parë tregojnë Romney të shmangte protestuesit, vetëm pasi oficeri i policisë së Kapitolit, Eugene Goodman i tha atij që të largohej prej tyre.
“Unë isha me të vërtetë me fat që oficeri Goodman ishte atje për të më çuar në drejtimin e duhur,” u tha Romney gazetarëve pasi shikoi videon.
Ndryshe, pamjet e publikuara së fundmi në korridorin e Capitol është pjesë e provave të ekipit të fajësimit në çështjen kundër ish-presidentit Donald Trump.
.@StaceyPlaskett: “Officer Goodman passes Senator Mitt Romney and directs him to turn around in order to get to safety.”
Full #ImpeachmentTrial video here: https://t.co/0etZsyrwXD pic.twitter.com/D15BWprcr2
— CSPAN (@cspan) February 10, 2021
Pamjet e sigurisë, të cilat nuk përfshijnë audio, tregojnë Goodman duke ikur nga turma e dhunshme menjëherë pasi ata sulmuan anën e Senatit të Kapitolit.
Romney shihet rastësisht duke ecur në drejtim të dhomës së Senatit, kur Goodman e takon dhe e “bind” atë për t’u kthyer.
Romney më pas shihet duke vrapuar përsëri drejt zyrës së tij në drejtim të kundërt.
Goodman, një veteran i ushtrisë i cili u bashkua me forcën e policisë së Kapitolit në vitin 2009, është vlerësuar për heroizmin e tij pasi pamjet e tij u shfaqën duke u përballur dhe më pas duke devijuar një turmë në rritje që po i afrohej dhomës së Senatit Amerikan përpara se të gjithë anëtarët dhe zëvendëspresidenti i atëhershëm Mike Pence të mund të evakuohen. /Telegrafi/