LAJMI I FUNDIT:

Publikohen emrat e gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Publikohen emrat e gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se sot ka përfunduar afati 15 ditorë për aplikim të prokurorëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, afat ky, i përcaktuar me Konkursin e shpallur më 17 janar 2022.

Sipas komunikatës për medie, të drejtën për aplikim e kanë shfrytëzuar 6 prokurorë, të cilët kanë dorëzuar aplikacionet brenda afatit të përcaktuar me konkursin e lartcekur.

Prokurorët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë:


1. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2.Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3.Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4.Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5.Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6.Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill
Lexo po ashtu Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

“Sa i përket numrit të saktë të prokurorëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit duhet pritur aplikacionet e tjera eventuale, të cilat mund të pranohen përmes Postës”, thuhet në komunikatë.

Teksa, lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës thuhet se i ka bërë ftesë zyrtare partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që përcjellin aktivitetet e sistemit prokurorial për të monitoruar procesin, ndërsa për të martën, më 8 shkurt 2022, i ka ftuar për të monitoruar hapjen e të gjitha aplikacioneve të prokurorëve që kanë aplikuar për këtë pozitë. /Telegrafi/