LAJMI I FUNDIT:

Publicisti Maliqi: Skenari i Albinit shkuarja në zgjedhje

Publicisti Maliqi: Skenari i Albinit shkuarja në zgjedhje

Se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes me tentimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e përdori si shantazhim për opozitën e thotë edhe publicisti Shkelzen Maliqi.

Maliqi thotë se nuk ka qenë e nevojshme që ky ligj të dërgohet me procedurë të përshpejtuar dhe se i njëjti është dashur që të aprovohej më herët.

Ai thotë se skenari i Albin Kurti ka qenë për t’ia pamundësuar votimin e Vjosa Osmanit për presidente dhe në këtë mënyrë për të shkuar në zgjedhje dhe për të fituar edhe më shumë vota. Por thekson se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje.


“Po sigurisht që ka qenë shantazhim, nuk ka pasur nevojë ta sjellë në procedurën urgjente, ndoshta është dashur te aprovohej shumë më herët por megjithatë e ka kohën e vet procedurat e rregullta, duhet të bëhet edhe diskutimi publik edhe të konsultohet edhe vet diaspora sepse nuk është aq lehtë të organizohen zgjedhje jashtë vendit. Skenari i Albin Kurtit këtu ka qenë me pamundësu votimin e Vjosa Osmanit për presidente edhe me shku në zgjedhje sepse mendon se edhe kësaj here do të arrijë edhe më shumë vota do të qeverisë vet”, tha Maliqi.

Sa i përket mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja Maliqi thotë se është e panevojshme dhe se kjo mund të jetë e dobishme vetëm për Albin Kurti dhe Vetëvendosjen.

“Nuk ka nevojë kanë qenë dy palë zgjedhje për një vit, nuk ka nevojë edhe një herë të shkohet në zgjedhje, mund të jetë e dobishme për Albin Kurtin edhe Vetëvendosjen sepse për të do të arrinte që ta rriste edhe pak votën nga diaspora”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori