Duke pasur parasysh të dhënat mbi neurofiziologjinë e trurit të adoleshentëve, studiuesit po kërkojnë të kuptojnë më në detaj sjellje të veçanta si dhe të ndihmojnë në gjetjen e mjeteve efikase për të kapërcyer momentet e vështira
Një nga këto metoda studimi është e ashtuquajtura tomografi me rezonancë magnetike, e cila bën të mundur të vëzhgohen në ekran ato rajone të trurit që janë të aktivizuara në një moment të caktuar veprimi.
Rezulatet e këtyre eksperimenteve kanë treguar qartë se adoleshentët përfshihen më lehtë në situata të rrezikshme (sporte ekstreme apo aksidente), atëherë kur ata ndihen më mirë, pikërisht në prani të bashkëmoshatarëve të tyre.
Rreziku i një aksidenti me makinë rritet kur në të janë edhe të rinj të tjerë. Edhe cigaren, alkoolin apo drogën të rinjtë e konsumojnë më shumë në prani të moshatarëve të tyre, sesa kur janë vetëm.
Stimulime në video të udhëtimeve me makinë tregojnë se rajonet e lidhura me logjikën furnizohen më shumë me gjak (d.m.th janë më aktive) kur të rinjtë janë vetëm. Por sapo pranë tyre gjenden bashkëmoshatarë të tjerë, ata i japin makinës më shpejt apo nuk ndalojnë në semafor, me qëllim që të arrijnë sa më shpejt në vendin e duhur, duke “pësuar” kështu edhe një numër më të madh aksidentesh.
Në këtë rast pamjet në ekranin e tomografit tregojnë qartë aktivizimin e qendrave emocionale, të cilat nuk e koordinojnë sa duhet aktivitetin e tyre me qendrat përgjegjëse për gjykimin dhe logjikën. Kështu atë që prindërit e ndjejnë intuitivisht – se rrezikshmëria e veprimtarive të caktuara rritet në prani të bashkëmoshatarëve – vërtetohet edhe nga të dhënat shkencore.
Këto rezultate tregojnë gjithashtu se përse programet e ndryshme të edukimit të adoleshentëve nuk kanë rezultatin e duhur. Të rinjve nuk u mungon informacioni mbi drogën, seksin e pakontrolluar apo rrezikshmërinë e udhëtimeve me këmbën vetëm mbi pedalin e gazit.
Ajo që duhet të ndryshojë është minimizimi i efektit të bashkëmoshatarëve, si p.sh rregulli që të rinjtë të mos lejohen të udhëtojnë të vetëm në makinë, pa praninë e një të rrituri.
Pra, puberteti është një periudhë e vështirë për trurin e adoleshentit. Gjithsesi, i gjithë ky kantier ndërtimi e ka një qëllim të qartë: me interesat dhe pasionet e reja adoleshentët kanë një ndikim shumë më të madh mbi një vendim të caktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit