LAJMI I FUNDIT:

PTHP po punon për zbardhjen e vrasjes në Matkë të Shkupit

PTHP po punon për zbardhjen e vrasjes në Matkë të Shkupit

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) solli vendim për nisjen e hetimeve kundër 19 vjeçarit, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Matkë të Shkupit, ku pas një zënkë ndërroi jetë një djalosh i ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përleshje në Matkë të Sarajit, theret për vdekje një djalosh i ri (Video)
Lexo po ashtu Përleshje në Matkë të Sarajit, theret për vdekje një djalosh i ri (Video)

“Një person është i dyshuar për veprën penale “vrasje”, sipas nenit 123 nga Kodi Penal, ndërsa personi i dytë është i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, sipas nenit 132 nga Kodi Penal. Të dy personat janë privuar nga liria dhe kundër dyve do të propozohet të shqiptohet masa e paraburgimit”, njoftojnë nga PTHP.

Është plagosur edhe vëllai të vrarit me thikë në Matkë
Lexo po ashtu Është plagosur edhe vëllai të vrarit me thikë në Matkë

Nga PTHP gjithashtu theksojnë se prokurori kompetent po punon për të zbardhur tërësisht motivet e vrasjes së djaloshit të ri dhe për këtë arsye trupi i djaloshit, tashmë të ndjerë është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/