LAJMI I FUNDIT:

PSP përsëri sqarohet për rastin ‘Puç’ para Këshillit të prokurorëve publik

PSP përsëri sqarohet për rastin ‘Puç’ para Këshillit të prokurorëve publik
????????????????????????????????????

Ekipi i PSP-së në Këshillin e prokurorëve publik shpjegon pse është të tërhequr nga gjykimi i lëndës ‘Puç’, në të cilin akuzohet edhe kryetari opozitar i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katica Janeva javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit për prokurorë publik, Petar Anevski i cili pas takimit tha se PSP do ta plotësojë shpjegimin pse është tërhequr nga ‘Puç’ dhe se do të kërkojnë shqyrtim në të gjithë dokumentacionin.

Nga PSP përsëri shpjegojnë se janë tërhequr nga lënda sepse është në kundërshtim me dëshmitë dhe gjetjet në procedurat hetimore ‘Target’ dhe ‘Fortesa’. /Telegrafi/