LAJMI I FUNDIT:

PSP: Këto janë gjykatësit që nuk bashkëpunuan me ne

PSP: Këto janë gjykatësit që nuk bashkëpunuan me ne

Prokuroria Speciale Publike me një njoftim për publikun ka treguar gjykatësit që nuk kanë dhënë dritë jeshile për kërkesat e kësaj prokurorie speciale, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për gjykatës së Gjykatës Themelore Shkupi 1 të cilët nuk kanë dhënë urdhër për bastisje të disa vendeve dhe institucioneve që lidhen ngushtë me lëndë të hapur dhe lëndë që duhet të hapen nga kjo prokurori gjatë ditëve në vijim.

Nga shumë kërkesa për bastisje, nga PSP thonë se është dhënë leje që të bastiset vetëm në një vend në Shkup në lidhje me lëndën ‘Titanik’.


Bëhet fjalë për të gjykatësit: Elena Josifoviq, Aleksandra Pop Stefanija, Lubinka Basheska, Goran Boshevski dhe Vlladimir Pançevski.

”Vlladimir Pançevski, Lenka Davidtova dhe Diana Gruevska-Ilievsak kanë anuluar vendimet e gjykatësve tjerë për të kryer bastisje në lokacionet e nevojshme” thonë nga PSP. /Telegrafi/

Njoftimin e plotë mund ta gjeni KËTU