LAJMI I FUNDIT:

Psikologjia: Pse jemi më mirë si beqarë

Psikologjia: Pse jemi më mirë si beqarë

Vetmia është diçka nga e cila frikësohemi të gjithë, pavarësisht moshës.

Edhe fëmijëve u duket e frikshme ideja e vetmisë në moshë të mesme apo të vjetër, transmeton Telegrafi.

Por, a është vërtet jeta e beqarisë aq e keqe?


Epo, sipas psikologëve, jo – nuk është!

Në fakt, kjo lloj jete mund të jetë mjaft fantastike.

Përkushtimi ndaj vetes

Studimet kanë treguar se beqarët kanë përkushtim më të madh ndaj vetes dhe janë më të prirë të përjetojnë një zhvillim të vazhdueshëm.

Hulumtimet po ashtu tregojnë se beqarët e vlerësojnë më shumë punën sesa të martuarit.

Në anën tjetër, përkushtimi më i madh ndaj vetes shpie edhe në më pak emocione negative.

Kanë lidhje më të mira miqësie

Lidhjet romantike kanë tendenca t’i izolojnë njerëzit më shumë.

Hulumtimet tregojnë se beqarët janë të prirë të kenë lidhje më të forta me prindërit, vëllezërit e motrat, miqtë, fqinjët dhe kolegët.

Beqarët – posaçërisht femrat – shpeshherë kanë një rrjet të njerëzve që janë të rëndësishëm për ta. /Telegrafi/