Një tjetër polemikë ka shpërthyer në futbollin francez.
Lyon ka paraqitur një ankesë zyrtare në Ligën Profesionale të Futbollit lidhur me transferimin e Khvicha Kvaratskhelias te Paris Saint-Germain.
Sipas raportimeve të gazetës “L’Equipe”, presidenti i Lyonit pretendon se ky transferim është kryer në mënyrë të parregullt.
Ai argumenton se PSG nuk duhet ta kishte regjistruar Kvaratskhelian nëse financimi për blerjen e tij nuk vinte ekskluzivisht nga të ardhurat e klubit, por nga burime të jashtme.
Kjo çështje u ngrit menjëherë pas ndeshjes së fundit mes dy klubeve, ku PSG triumfoi ndaj Lyonit me rezultatin 3-2, me gjeorgjianin që ishte pjesë e formacionit.
Nëse këto akuza do të dëshmohen, PSG rrezikon të humbasë ndeshjen në tavolinë, megjithatë, tri pikët nuk do t’i kalojnë Lyonit. /Telegrafi/