Paris Saint-Germaini ka marrë pikë të përballë Troyes në Stade de l'Aube (3-1), në ndeshjen e javës së 34 në Ligue 1.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e tetë përmes Kylian Mbappe dhe ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.


Vitinha e dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë (59’), ndërsa Xavier Chavalerin e ngushtoi rezultatin (83’).

psghal (Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Sidoqoftë, Fabian Ruiz reagoi shpejt (86’) për ta vulosur fitoren e kryeqytetasve.

Falë këtij triumfi, Paris Saint-Germaini është lider i Ligue 1 me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Lens.

Troyes mbetet e parafundit në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit francez. /Telegrafi/

psg1 (Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

telegrafi sport app