LAJMI I FUNDIT:

PSG dyshohet se ka ushtruar presion mbi France Football që Messi ta fitojë Topin e Artë në vitin 2021

PSG dyshohet se ka ushtruar presion mbi France Football që Messi ta fitojë Topin e Artë në vitin 2021

Klubi francez Paris-Saint-Germain, është duke u përballur me akuzat se ata kanë ushtruar presion mbi organizatorët e Topit të Artë në mënyrë që Lionel Messi ta fitojë këtë çmim.

Siç raporton mediumi francez Le Monde, zyrtar të klubit të PSG-së kanë bërë përpjekje që të ushtrojnë presion mbi Pascal Ferre, ish-shefin e revistës prestigjioze France Football dhe organizatori i Topit të Artë.

Dyshohet se zyrtarët e klubit parisien janë munduar që të marrin mbështetjen e Ferre, përmes favoreve të ndryshme.


Raporti shton se klubi shpresonte që Messi ta fitonte këtë çmim gjatë kohës sa ai po luante në kryeqytetin francez.

Hetimet fillimisht thuhet se janë të fokusuara tek ish-drejtori për komunikim, Jean-Martial Ribes.

Një raport i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare në nëntor të vitit 2023 thotë: “Ribes ka kërkuar që të marrë bileta për ndeshjet e PSG-së nga gazetarë, politikanë, pjesëtarë nga kabineti i ministrave, artistë”.

Sidoqoftë këto “përpjekje” të klubit francez për të marrë favore nga zyrtarët e France Footall dolën të ishin të pasuksesshme pasi Messi nuk e fitoi këtë çmim gjatë kohës sa ishte lojtar i PSG-së.

Mbappe jep një përgjigje të sinqertë kur pyetet nëse i mungon Messi tek PSG
Lexo po ashtu Mbappe jep një përgjigje të sinqertë kur pyetet nëse i mungon Messi tek PSG

Messi u bë lojtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fiton Topin e Artë, kur atij iu dhurua ky çmim për arritjet e tij në sezonin 2022/2023, përgjatë të cilit e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.

Argjentinasi u bë pjesë e Inter Miamit në verën e vitit 2023 si lojtar i lirë nga PSG-ja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori