Mediat në Itali shkruajnë se PSG ka rënë dakord me Gianluigi Donnarumman, por klubi në vitin e parë mund ta dërgojë në huazim.

Marrëveshja aktuale e portierit me Milanin skadon më 30 qershor dhe ai është i lirë që të gjejë klub pasi nuk ka gjetur marrëveshje me kuqezinjtë.


Juventusi dukej favorit, por Paris Saint-Germain edhe pse ka vazhduar me Keylor Navasin, ka qenë në aksion.

donnarumma 6

Gazetari Duncan Castles pretendon se PSG ka mbyllur marrëveshjen  për kushte personale me Donnarumman, por do ta dërgojë atë në huazim në vitin e parë.

Sigurisht që do të ishte një qasje e pazakontë e klubit, pasi Donnarumma ka thënë se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, kështu që ai do të duhet të huazohet në një klub tjetër të madh.

donnarumma

22-vjeçari doli përmes akademisë së Milanit dhe bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 16 vjeçare. /Telegrafi/

telegrafi sport app