LAJMI I FUNDIT:

Pse Vetëvendosje i refuzoi koalicionet!?

Pse Vetëvendosje i refuzoi koalicionet!?

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të bëhet pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor, edhe pse më parë e kishte ndërruar statusin në KQZ nga lëvizje në parti, me qëllimin e vetëm që të kishte hapësirë të bënte koalicione parazgjedhore.

Nga ajo që ka mësuar Gazeta Metro, në negociatat për koalicione parazgjedhore që Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar me partitë tjera, pengesë kryesore ka qenë insistimi që Albin Kurti të jetë i nominuari për kryeministër.

Në takimin e parë dhe të vetmin që ishte zhvilluar në një restorant në Gërmi, në mes të VV-së, AAK-NISMA-së dhe AKR-së, të ndërmjetësuar nga ambasadori William Walker, partia e Ramush Haradinajt ishte shprehur e gatshme për negociata për koalicion parazgjedhor dhe kishte pranuar që kryeministri t’i jepej Vetëvendosjes, por jo Albin Kurtit.


Haradinaj mësohet të ketë thënë që ky post do të duhej t’i jepej dikujt që ka post zyrtar të lartë në parti, siç është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një prej shkaktarëve për mosarritje të koalicionit LDK-Vetëvendosje, thuhet të ketë qenë sërish nominimi i Kurtit për kryeministër. /gazetametro.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori