Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën në mbrëmje votoi pro anëtarësimit të Kosovës në KiE. Tani për këtë vendim nuk ka mbetur asnjë pengesë politike.
Edhe serbët e pranojnë publikisht humbjen e tyre në këtë betejë dhe parashikojnë se Kosova do të marrë një ftesë zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës në më pak se një muaj, thuhet në një shkrim autorial të mediumit nga Ukraina, “European Pravda”.
Sipas shkrimit për Beogradin, 16 prilli është një ditë e disfatës politike, të cilën autoritetet serbe e kanë shtyrë me sukses për shumë vite, por nuk kanë arritur ta bëjnë këtë në dy vitet e fundit.
Artikulli shkruan se disa shtete përfshirë disa anëtare të BE-së, ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryesisht për shkak se kanë çështjet e tyre të brendshme e njëra ndër to është edhe Ukraina.
Për këtë arsye Kosova u bllokua nga organizatat ndërkombëtare.
Procesi filloi pas pushtimit në shkallë të plotë në 2022. Pastaj, kur rusët u dëbuan nga Këshilli i Evropës, Kosova aplikoi në Strasburg dhe procesi filloi, ndërkaq serbët, të cilët gjithmonë mbështeteshin te rusët, e gjetën veten në një realitet të ri.
Për Kosovën, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në radhë të parë çështje njohjeje. Dhe këtë nuk e kanë përmendur vetëm folësit serbë, deklaratat e të cilëve kryesisht janë injoruar. Këtë nuk e fshehën vetë kosovarët, madje, dokumenti i miratuar drejtpërsëdrejti thotë se statusi i Kosovës po ndryshon, shkruan artikulli.
Sepse Këshilli i Evropës si organizatë, që nga momenti i ftesës së Kosovës duhet “të ndërpresë politikën e saj neutrale ndaj statusit”, pra të njohë sovranitetin e saj, thuhet në vendim shkruan artikulli treansmeton Telegrafi.
Sipas këtij medium ukrainas Strasburgu, natyrisht, nuk mund të detyrojë Kievin, Bukureshtin apo Madridin që të ndërmarrin ndonjë veprim ligjor në marrëdhëniet ndërkombëtare, e lëre më të njohë pavarësinë e Kosovës. Por, injorimi i këtij ndryshimi do të jetë gjithashtu i vështirë, sepse në kuadër të Këshillit të Evropës, Ukraina tani do të duhet të komunikojë me Kosovën në nivel zyrtar, diplomatik.
Mediumi ukrainas shkruan se qartësimi do të vijë pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave më 16-17 maj në Strasburg, i cili supozohet të miratojë vendimin përfundimtar.
Fati do të vendoset jo vetëm për Serbinë, por edhe për Ukrainën. Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për një arsye. Nga ana tjetër, kur zgjedh një partner, ka më shumë kuptim të mbështeten kosovarët, të cilët ndihmojnë Ukrainën gjatë agresionit rus dhe madje dërgojnë ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës, sesa për qeverinë proruse të Serbisë. Për më tepër, nuk do të ishte mirë të merrej një armik tjetër në formën e Beogradit, veçanërisht duke pasur parasysh thashethemet se municionet serbe përfundojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës përmes mekanizmave të ri-eksportit (me pëlqimin e heshtur të qeverisë serbe). Tani për tani, Kievi po përpiqet të “fusë gjilpërën” pa ofenduar asnjërën palë përfundon artikulli autorial në këtë medium. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë