LAJMI I FUNDIT:

Pse Trusti ende s’ka bord?

Pse Trusti ende s’ka bord?

Armend Muja, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë që mungesa e bordit të Trustit është edhe për shkak të neglizhencës së BQK-së, e cila është edhe mbikëqyrëse kryesore e Trustit.

Muja ka thënë se Trusti Pensional kishte shkuar për raportim në tetor të vitit të kaluar duke thënë që nuk ka bord.

“Në bazë të ligjit, BQK është mbikëqyrësja e Trustit dhe është mirë që politika nuk ka dorë në të, dhe thotë që kurdoherë që Trusti mbetet pa bord është një komision permanent për përzgjedhje, i përbërë nga guvernatori i BQK-së, si kryesues, ministri i Financave si anëtar dhe Auditorja e Përgjithshme si anëtare” – ka thënë Muja.


Ai ka shtuar se javën e kaluar e ka thirre këtë komision permanent.

“Ma jepni një përgjigje, erdh edhe guvernatori sepse s’ka qenë gjithmonë e lehtë që ai të vijë në Komision dhe unë pyeta ku janë propozimet që këta është dashur ta bëjnë më 1 shtator të vitit të kaluar. Guvernatori thotë që i kam shkru një email, Auditorja ka thënë që s’e kam marrë atë email. Kjo është neglizhencë e BQK-së për zgjedhjen e bordit të Trustit” – ka shtuar ai në emisionin “Kallxo Përnime”.