Pse të ngrënit në shoqërinë e njerëzve të tjerë ndikon në shëndetin tonë

Të ulesh në tavolinë me miqtë dhe familjen të bën më të lumtur dhe natyrisht që kjo ndikon edhe në shëndetin tonë
Këtë fakt e vërtetojnë dy studimet e fundit që kanë treguar se të ngrënit jo vetëm, por me njerëz të tjerë është një zakon që na bën mirë.
Studimi i parë u realizua nga “Minessota University” dhe u botua në revistën “Family, System and Health””, që analizon zakonet dhe ritualet e përditshme të shëndetit në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.
Në të morën pjesë mbi një mijë persona nga secili vend. I dyti është një raport i botuar në revistën “Nutrition Research”, i cili analizon studimet që konfirmojnë se si të ngrënit së bashku është një zakon i mirë për shëndetin tuaj, ju bën më të lumtur dhe më pak të stresuar.
Në studimin e parë, të intervistuarit thanë se ishin në humor më të mirë në fund të vakteve që konsumuan në shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe e mbajtën këtë gjendje përgjatë gjithë ditës.

Të ngrënit së bashku forcon marrëdhëniet
Sipas dy studimeve, u gjetën lidhje pozitive mes shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta dhe forcimit të raporteve sociale. Në Itali, 74% e të intervistuarve thanë se hanë gjashtë ose më shumë vakte në javë me familjen ose miqtë.
Është një zakon i shëndetshëm
Ulja në tavolinë në shoqërinë e njerëzve bën mirë për edhe për trupin tuaj. Sipas, profesorit Francesco Visoli në universitetin e Padovës: “Konteksti social ka ndikim të thellë në sjelljen e të ngrënit.
Kur njerëzit shijojnë një vakt, ata i japin përparësi shëndetit dhe mirëqenies, gjë që favorizohet edhe nga ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i frutave dhe perimeve”.
Kujdes rrjetet sociale!
Por, në gjithë këtë gamë aspektesh pozitive që vijnë nga e ngrëna së bashku me njerëz të tjerë, ju duhet të keni kujdes nga ndërveprimi me telefonin dhe pajisjet elektronike. Fotot, videot, postimet në Instagram janë shpesh sporti i preferuar për njerëzit, por kjo përkeqëson situatën, citon Anabel.
Sipas studiuesve, përdorimi i telefonit gjatë vakteve nuk le kohë për biseda dhe diskutime interesante dhe si pasojë lidhja me personat e tjerë në tavolinë nuk është aq e fortë dhe tërheqëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët