Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka qenë një ndër banoret më të pikasura gjatë këtij edicioni.

Së fundmi, shfrytëzoi rastin t’u përgjigjej një sërë pyetjeve prej ndjekësve të saj në Instagram, për të cilat nuk hezitoi aspak.


“Pse shkruan anglisht kur s’din moj”, ishte një pyetje që iu shtrua Kaderit nga një përdorues, por ajo nuk ngurroi që të fliste hapur.

kicaj Foto: Kader Kicaj / Instagram

“Unë e kam pranu publikisht para krejtve që nuk di... S’ka marre kurgjo këtu me msu, gjithmonë ka vend për përmirësime...Pse me aq shumë vrull po komentoni rreth kësaj pjese”, ishte përgjigjja e Kaderit ndaj komentuesit anonim.

Ish-banorja e edicionit të dytë të BBVK-s, ka krijuar mjaft dinamika në shtëpi duke zgjuar vëmendjen e të gjithëve.

Snapinsta.app 433281956 970509901193485 8457258074963286732 n 1080 Foto: Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu

Ajo krijoi një lidhje me tashmë fituesin e këtij edicioni, Lumbardh Salihun. /Telegrafi/