Më shumë se gjysma e të anketuarve (58.0%) konsiderojnë se vaksinimi duhet të jetë obligativ për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo e dhënë është marrë nga hulumtimi i fundit lidhur me vaksinimin e qytetarëve i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper në bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Prej të gjithë të anketuarve, 35.6% e tyre kanë pohuar se kanë qenë të infektuar me COVID-19 kurse 64.4% kanë thënë se nuk kanë qenë asnjëherë të infektuar.
Të pyetur se a janë vaksinuar kundër virusit, më shumë se gjysma (54.8%) kanë raportuar se as nuk janë vaksinuar dhe as nuk kanë caktuar ndonjë termin për vaksinim.
Në këtë grup kryesisht del se bëjnë pjesë personat që nuk kanë qenë të infektuar me COVID-19. Sa i përket personave që nuk janë vaksinuar dhe nuk kanë caktuar termin për vaksinim, 39.4% kanë pohuar se planifikojnë të vaksinohen.
Për dallim prej këtyre, një pjesë e madhe e të anketuarve nuk planifikojnë të vaksinohen (22.7%) apo janë ende të pavendosur si të veprojnë (37.9%).
Arsyet kryesore pse ky grup i personave nuk dëshirojnë apo hezitojnë të vaksinohen janë frika se vaksinat mund të kenë efekte anësore afatgjate/reaksione alergjike (40.2%), preferenca për të mos marrë asnjë vaksinë në përgjithësi (18.5%), mosbesueshmëria në efektivitetin e vaksinave anti- COVID (18.0%) dhe perceptimi se nuk kanë nevojë për vaksinim pasi kanë imunitet të fortë (14.7%).
Sa i përket personave që do ta marrin vaksinën, preferencat për ta marrë vaksinën Pfizer (63.8%) del të jenë shumë të larta sesa për vaksinën AstraZeneca (9.1%).
Të pyetur se si do të vepronin nëse nuk do të mund ta merrnin vaksinën që preferojnë, rreth gjysma e tyre (47.2%) pohuan se do ta merrnin ndonjë vaksinë tjetër anti-COVID.
Po ashtu vlen të ceket se personat që preferojnë vaksinën Pfizer ishin më të gatshëm të mos e marrin ndonjë vaksinë tjetër anti-COVID sesa personat që preferojnë vaksinën AstraZeneca.
Po ashtu, të dhënat tregojnë se sikur familjarët t’i udhëzojnë të mos e marrin vaksinën anti-COVID, 64.0% janë shprehur se prapë se prapë do ta merrnin vaksinën.
E për dallim prej këtyre, disa kanë pohuar se nuk do ta merrnin vaksinën (10.2%) apo se nuk e dinë si do të vepronin (25.8%).
Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë 1193 persona anembanë Kosovës sipas mostrës që vijon:
Mostra sipas gjinisë
– Femër (34.28%)
– Mashkull (65.72%)
Mostra sipas grupmoshave
– 18 – 25 vjeç (30.18%)
– 26 – 35 vjeç (32.44%)
– 36 – 45 vjeç (19.87%)
– 46 – 65 vjeç (16.85%)
– 66+ vjeç (0.67%)
Mostra sipas komunës
– Deçan (1.42%)
– Dragash (0.67%)
– Ferizaj (6.45%)
– Fushë Kosovë (3.10%)
– Gjakovë (4.95%)
– Gjilan (8.21%)
– Gllogoc (3.35%)
– Hani i Elezit (0.34%)
– Istog (2.35%)
– Junik (0.17%)
– Kaçanik (0.92%)
– Kamenicë (1.51%)
– Klinë (2.35%)
– Kllokot (0.08%)
– Lipjan (3.94%)
– Malishevë (2.18%)
– Mitrovicë (5.78%)
– Obiliq (1.26%)
– Pejë (6.37%)
– Podujevë (4.95%)
– Prishtinë (18.27%)
– Prizren (7.46%)
– Rahovec (3.10%)
– Shtërpcë (0.17%)
– Shtime (1.26%)
– Skenderaj (2.60%)
– Suharekë (1.59%)
– Viti (0.84%)
– Vushtrri (4.19%)
– Zubin Potok (0.08%)
– Zveçan (0.08%) . /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat evropiane: Bedri Hamza mund të sjell qasje të re në qeverisje
Kandidati për deputet nga PDK, Fadil Demaku: Fitorja e 9 shkurtit, do të jetë fitore e gjithë Kosovës
Është konstatuar shkelje e lirisë së shprehjes publike të mendimit dhe e së drejtës për veprim politik ndaj deputetit Sali Murat
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin