Pse Prishtina-Çeliku i Zenicës nuk luhet në Prishtinë?

Prishtina me ekipin boshnjak Çelikun e Zenicës, do të luajë me 28 dhe 29 nëntor dhe të dyja në palestrën e sportit në Zenicë, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup. Dy ndeshje në Zenicë, kështu janë marr vesh drejtuesit e KH Prishtina.
Ndeshja e parë luhet në orën 17.00, kurse ajo e dyta në orën 15.00. Prishtina ka vendosur t’i luajë ndeshjet atje siç merret vesh për shkak që t’i kanë shpenzimet më të vogla, shkruan botasot.
Këtë ndeshje e drejtojnë gjyqtarët nga Letonia: Ivars Cernavskis e Edmunds Bogdanovs. Por kjo nuk është e mirë, sepse dashamirët e hendbollit tonë kanë pasur dëshirë të shohin një lojë evropiane dhe siç është Çeliku, pavarësisht kësaj ky është vendim i klubit.

Nga
Telegrafi
19/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































