Është e vërtet që ka njerëz, që pavarësisht regjimit ushqimor apo aktiviteteve nuk arrijnë të bien dot nga pesha. Dietologët thonë se diçka e tillë ndodh për disa arsye dhe jo të gjithë, i dinë
Hormonet gjinore
Nuk është një iluzion, kur një javë përpara ciklit të duket se je shëndoshur. Ka femra të cilat mund të shtojnë deri në 3 kile përpara ciklit, dhe kjo shkaktohet nga ngritja e nivelit të estrogjenit. Në këtë periudhë bie niveli i progresteronit, çka ndikon akoma më shumë.
Stresi
Lidhja mes stresit dhe mbipeshës sa vjen e vërtetohet më tepër nga kërkimet shkencore, dhe është një ndër arsyet më kryesore përse njerëzit nuk bien dot në peshë. Por çfarë ndodh me ne kur jemi të stresuar?
Kur jemi nën presionin e shqetësimeve të ndryshme, trupi lëshon një hormon adrenaline, i cili e përgatit trupin për sulm, sulm të vërtetë fizik. Kështu, trupi i shmanget proceseve të tjera të përditshme, si tretja dhe ushqyerja e muskujve, duke e vënë trupin në djegie të glukozës, jo të yndyrave.
Kur stresi tejzgjatet, trupi fillon të prodhojë një hormon të quajtur kortisol i cili i dobëson muskujt, dhe sa më pak masë muskulore të kemi në trup, aq më i ngadaltë bëhet metabolizmi. Një studim tjetër tregon se njerëzit me nivel të lartë kortisoli priren të vënë shëndet rreth belit.
Sistemi nervor
Truri ynë është krijuar për të mbijetuar, ashtu siç bënin qeniet njerëzore në epokën primitive. Por kjo nuk e ndihmon djegien e yndyrave. Sistemi nervor autonom është ajo pjesë e trurin që funksionon pa vetëdijen dhe kontrollin tonë.
Ky sistem ndahet në 2 nënsisteme: Sistemi simpatik, që e vë trupin në gjendje mbrojtjeje, dhe sistemi parasimpatik, i cili është përgjegjës për gjendjen e qetësisë dhe rigjenerimit. Ndonëse këto nënsisteme supozohet të funksionojnë në baraspeshë, për shumicën prej nesh nuk është kështu.
Shumica e njerëzve kanë një dominancë të sistemit simpatik, që e bën trupin e tyre të jetë vazhdimisht në gjendje jot ë qetë, në gjendje lufte, vetëmbrojtjeje, duke devijuar substancat e trupit nga tretja në procese të tjera. Por sistemi parasimpatik është i rëndësishëm, pasi e rikthen trupin në gjendjen e duhur dhe të gjitha substancat e tij në nivelin optimal.
Niveli i lartë i insulinës
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili lehtëson djegien e sheqernave në formë ushqimi për qelizat tona. Ai e përçon sheqerin drejt muskujve,ku depozitohet gati për t’u kthyer në energji.
Ngrënia e ushqimeve me më tepër sheqer sesa duhet, e bën trupin të krijojë nivele të tepërta insuline. Por edhe stresi i papritur në punë apo në shtëpi, e nxit trupin të prodhojë nivele të larta insuline’
Ndjenjat
Mund të kemi pasur refuzime në punë, incidente të vogla gjatë ditës të cilat, ndonëse nuk ua vëmë veshin sepse na duken të parëndësishme, kur kthehemi në shtëpi në mbrëmje na bëjnë të ndjejmë një kaos të brendshëm. Dhe nëse jeni shumë të dhënë pas ushqimit, nuk do të mund t’i rezistoni frigoriferit pas një dite të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët