LAJMI I FUNDIT:

Pse njerëzit tradhtojnë?

Pse njerëzit tradhtojnë?

Njerëzit janë më të prirur që të tradhtojnë kur nuk janë të kënaqur me lidhjen e tyre, dhe ndihen të shkëputur nga partneri i tyre, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët e Universitetit Queensland në Australi, shkruan The Independent, kanë intervistuar më shumë se 100 të rritur, të cilët ishin në lidhje dashurie.

Ata ishin pyetur për faktorët si se sa gjatë ishin në lidhje, numrin e partnerëve seksualë, konsumimin e alkoolit dhe përkatësinë fetare.


Ky studim ka konkluduar se satisfaksioni në lidhje dhe se sa të afërt ishin partnerët, ishin të vetmit faktorë që ndikonin në tradhti.

Ata po ashtu kanë zbuluar se njerëzit që ishin më impulsivë, tradhtonin partnerët e tyre e po ashtu edhe ata të cilët kishin një numër të madh partnerësh seksualë.