LAJMI I FUNDIT:

Pse makinat e Formula 1 duken sikur dikush u ka hedhur bojë gjatë testimit?

Pse makinat e Formula 1 duken sikur dikush u ka hedhur bojë gjatë testimit?

Këtë javë, skuadrat e Formula 1 ishin në Bahrein, ku morën pjesë në testimin e rregullt publik të makinave përpara fillimit të sezonit të ri dhe një detaj i makinave tërhoqi shumë vëmendje. 

Sezoni i ri i Formula 1 fillon me Çmimin e Madh të Australisë më 16 mars në Melburn dhe të gjitha skuadrat po kryejnë kontrollet përfundimtare për të parë se si performojnë makinat që ata kanë ndërtuar për pistë. 

Spektatorët mund të dallonin një detaj të pazakontë në makina. Përkatësisht, disa pjesë të veturës ishin lyer, dhe në McLaren, mekanikët krijuan një “mur të gjallë” rreth makinës kur ajo mbërriti në garazh, në mënyrë që kamerat televizive të mos mund ta filmonin atë në detaje. 


Ndërsa ata mund të shikojnë testimin e makinave për herë të parë, tifozët më të zjarrtë të Formula 1 e dinë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë. 

Gjegjësisht, është një teknikë e ashtuquajtur e vizualizimi i rrjedhës (flow-vis) që u jep inxhinierëve një pasqyrë të detajuar në aerodinamikën e një makine. 

Përpara se të futet në pistë, boja speciale aplikohet në pikat e zgjedhura strategjikisht në makinë, dhe gjatë ngasjes, ajo shpërndahet dhe përshkruan në detaje se ku rrjedh ajri ndërsa kalon nëpër kthesa me shpejtësi të ndryshme. 

Kjo shpjegon edhe reagimin e mekanikëve të McLaren, të cilët donin të mbronin makinën e tyre që të mos analizohej në detaje nga rivalët e tyre. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori