Gjermania ndodhet para kufizimeve të reja për shkak të variantit të ri. Politika dhe ekspertët presin një valë të fortë infektimesh, me pasoja për të gjithë jetën publike, nëse nuk merren masa për ndërprerjen e saj.
Para takimit të federatës dhe landeve të martën (21.12), ku pritet të miratohen masa të reja kufizuese edhe për të vaksinuarit e shëruarit nga coronavirusi, politika gjermane dhe ekspertët paralajmërojnë një valë të fuqishme të infektimeve për shkak të Omicron.
Masat e reja pritet të vlejnë nga 28 dhjetori.
Maksimalisht mund të takohen 10 persona të vaksinuar apo të shëruar, për të pavaksinuarit lejohen vetëm takimet me familjen e vet dhe dy persona të një familjeje tjetër.
Aktivitetet e mëdha do të zhvillohen pa spektatorë, pra Bundesliga nga janari do zhvillojë ndeshje në stadiume bosh, diskotekat e klubet mbyllen. Në dyqane vlen si më parë rregulli që hyn vetëm me vaksinim ose vërtetim shërimi.
“Duhet të përgatitemi se mund të kemi një valë të fortë”
Sipas ekspertëve, Omicron është shumë inkfektues dhe anashkalon edhe imunitetin që krijon vaksina.
Virologu, Hendrik Streeck, anëtar i këshillit të ri të ekspertëve të qeverisë gjermane shprehet për ZDF, se “duhet të përgatitemi se mund të kemi një valë të fortë”.
Aktualisht politika gjermane në luftë kundër pandemisë këto javë e vuri theksin tek vaksina përforcuese, por “doza përforcuese vetëm nuk do të mjaftojë”, thotë anëtari tjetër i këshillit të ri të ekspertëve të qeverisë, prof. Leif Erik Sander.
“Ky variant është shumë infektues, përhapet shumë më shpejt se të gjitha variantet e deritanishme, dhe me këtë sjell një dimension të ri të pandemisë, kemi një shpejtësi tjetër”.
Sipas Sander, vaksina përforcuese ka efekt pozitiv.
“Ne nuk dimë ende shumë, për ecurinë e sëmundjes. Por ajo që pritet është që personat që nuk janë vaksinuar ose shëruar, mund të sëmuren po kaq rëndë, si tek variantet e tjera”.
Shqetësimi i politikës dhe ekspertëve lidhet me problemet që mund të ketë infrastruktura kritike, nëse sëmuren shumë vetë në të njëjtën kohë.
Sipas profesorit Sander, nëse gjithçka zhvillohet shpejt, dhe në të njëjtën kohë kemi shumë të sëmurë, mund të kemi situata si në Angli, kur shumë njerëz sëmuren njëkohësisht dhe futen në karantinë.
Në këtë situatë nuk mund ta mbash në funksion si duhet një spital apo një sektor pune, është shprehur Sander për televizionin gjerman, ZDF.
Landet gjermane po punojnë për plane të posaçme për raste krizash, si duhet punuar, nëse vjen vërtet vala e fortë Omikron.
Ministri i Brendshëm i landit Renani Veriore-Vestfali, Herbert Reul, u shpreh për WDR të hënën, se po punohet për plane të tilla krize.
Söder: Nuk duhet panik
Kurse kryeministri bavarez, Markus Söder është shprehur, se duhet siguri në planifikimin e luftës kundër pandemisë.
Nëse varianti Omicron vërtet shkakton pak ecuri të rëndë të sëmundjes, kjo duhet të reflektohet në masat tona, tha kreu i CSU për ARD.
“Ne duhet fillimisht vërtet të kemi një vlerësim të qartë, se sa i rrezikshëm është Omicron, si ndikon kjo tek spitalet, si është gjendja e rrezikimit veçanërisht për brezin më të ri”.
Po ashtu Söder kërkoi që të ketë qartësi të menjëhershme, nëse ka mjaftueshëm vaksina për freskimin e dozës së dytë.
“Nuk ka kuptim që tani me shifrat që bien të thirret paniku. Por nga ana tjetër duhet të jemi konsekuentë dhe të ndershëm, për atë që na pret”.
Ajo që duhet sqaruar është si do të veprohet në janar me shkollat. Po ashtu e paqartë është ende, kur duhet të marrë një vaksinë përforcuese një i shëruar nga coronavirusi.
Eksperti i Të Gjelbërve për shëndetësinë, Janosch Dahmen e quan të mundur rishpalljen e gjendjes epidemike.
“Ka gjasa që nëse situata me Omikron ashpërsohet më tej, mund të ndodhë që na duhet të shpallim sërish gjendjen epidemike”.
Kontakti i federatës dhe landeve me dinamikën e lartë aktualisht është i nevojshëm, sipas Dahmen.
Instituti gjerman Robert Koch regjistroi të martën 23.428 infektime të reja, shenjat e infektimeve janë në rënie, por numri i vdekjeve mbetet i lartë. 462 raste vdekjesh u shënuan të martën.
Moderna: E mundur përshtatja e vaksinës kundër Omicron
Ndërkohë prodhuesi amerikan i vaksinës, Moderna nuk shikon probleme në përshtatjen e vaksinës kundër variantit të ri, Omicron.
Nevojiten ndryshime të vogla, është shprehur kreu i koncernit, Stephane Bancel për gazetën zvicerane, “TagesAnzeiger”.
Sipas tij, Moderna pret aktualisht për më shumë informacione të rëndësishme lidhur me këtë mutacion, të cilat mund të mblidhen për rreth dy javë.
Moderna shpreson, që në fillim të vitit të ardhshëm të fillojnë teste klinike me një vaksinë të specializuar kundër Omicron.
Derisa të prodhohen rreth 500 milionë doza, kërkohen pak muaj, sipas Bancel.
Kapacitetet e Modernas janë shumë më të mëdha se para një viti është shprehur Bancel.
Në fillim të vitit 2021, Moderna kishte probleme me furnizimin. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë