LAJMI I FUNDIT:

Pse inteligjentët e kanë më së vështiri ta gjejnë dashurinë

Pse inteligjentët e kanë më së vështiri ta gjejnë dashurinë

Dr. Ali Binzair e ka shkruar “Tao of Dating” për një grup të caktuar të njerëzve – për inteligjentët!

Si student në Harvard, pastaj si këshillues, Binzair e ka vërejtur një fenomen që është prezent mes të mençurve, transmeton Telegrafi.

Për inteligjentët, është tejet e vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë një lidhje dashurie.


Ka shumë arsye se përse inteligjentët e kanë më vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë dashurinë.

Më poshtë i keni disa prej tyre!

Arritjet para lidhjeve!

Fëmijët që konsiderohen të mençur dhe përfundojnë në universitetet më prestigjioze në botë, janë të përqendruar pas arritjeve e jo pas lidhjeve.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se prindërit e tyre i dëshirojnë më shumë arritjet.

Fëmijët e mençur supozohet të marrin nota të mira, të gjejnë kohë për të praktikuar piano, ta mësojnë një instrument tjetër, të shkëlqejnë në shkencë apo matematikë.

Duke u rritur të përqendruar pas arritjeve, fëmijët e tillë kanë më pak kohë të mësojnë se si t’i zhvillojnë miqësitë, gjë e cila është hapi i parë për ta gjetur dashurinë romantike.

Besimi i gabuar: Arritjet janë të barabarta me Dashurinë

Fatkeqësisht, personat e mençur mësojnë se arritjet janë të barabarta me dashuri dhe admirim nga kolegët e prindërit.

Ata besojnë se kjo gjë pastaj shndërrohet në takime romantike.

Së pari siguria

Ka diçka që të gjithë inteligjentët e bëjnë, e ajo gjë është mendimi.

Ata mendojnë për problemet e tashme dhe të ardhme. Ata e analizojnë çdo gjë dhe ky analizim e mendim i shpie të mendojnë për problemet e vërteta në lidhje.

Është shumë e vështirë ta shijoni kohën me një person nëse mendoni se çfarë mund të ndodh në të ardhmen.

Çfarë nëse partneri/ja ime nuk është e duhur? Çfarë nëse ndahemi? /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori